Lajme

Vendosja e armëve bërthamore në gjendje gatishmërie, Softa: Hera e parë që përmendet ky togfjalësh nga NATO-ja

06/17/2024 18:48
nga:G B

Të hënën [sot], NATO-ja ka njoftuar se do t’i nxjerr armët bërthamore nga magazinimi, duke i vendosur në gatishmëri përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina. Kështu ka bërë të ditur, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, për gazetën britanike Telegraph.

Eksperti i sigurisë nga Shqipëria, Fatjon Softa ka thënë se deklaratat e Stoltenbergut janë për herë të parë dhe kjo nënkupton luftën hibride mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Rusia kur ka nisur luftën e saj në Ukrainë e ka përmendur disa herë se nga momenti në moment mund t’i përdorë armët bërthamore. Aleksander Putin shpeshherë ka përmendur që “unë mund t’i përdorë, mund të sulmojë disa vende si Anglia, SHBA-ja apo Italia. Kjo luftë është në kufi me presione, është një luftë e cila është mes Lindjes dhe Perëndimit, Nato-s dhe Rusisë është Luftë Hibride, ku forma e presionit, përdorimi i fjalëve dhe armëve bërthamore çdoherë e më prezent. Është hera e parë që përdoret nga shefi i NATO-s ky togfjalësh, dalja nga magazinimi i armëve bërthamore”, ka deklaruar eksperti i sigurisë, Fatjon Sopa.

Në emisionin “Five” të Televizionit Dukagjini, Softa u shpreh se bota gjithandej është në një situatë kur ka filluar përgatitje të konfrontimit nuklear nga presionet e ndryshme qoftë të ndikimit rus, apo edhe atij nga Koreja e Veriut.

Është luftë hibride, dhe këto lloj formash janë të pranueshme në rastin e presioneve që përdoren. NATO-ja dhe SHBA-të kanë udhëhequr dhe kanë kërkuar shtensionim dhe kanë kërkuar të hiqen dorë nga prodhimi i armëve nukleare. Një politikë e tillë e kryesuar nga SHBA-ja është bërë një presion i vazhdueshëm deri në sanksione ndaj Iranit, që nuk ka hequr dorë nga politikat e tij për kërkimin e uraniumit. Kur togfjalëshi i saj ka qenë mospërdorimi i armëve bërthamore dhe çprishjen e tyre, por jemi në një situatë kur bota ka shkuar në një përgatitje të konfrontimit nuklear.