Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo do të jetë ndeshje përcaktuese për skuadrën e dytë që do ta sigurojë Evropën nga Superliga, si dhe për fatin e skuadrave që luftojnë për mbijetesën, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, drejtësinë do ta ndaj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu, me asistentët Alban Ejupi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Valbon Hoxha.
Në ndeshjen mjaftë të zjarrtë në Gjilan mes Dritës dhe Arbërisë, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Meriton Berisha dhe gjyqtar i katërt Alban Shala.

/GazetaBlic Sport/


