Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bënë krenar një popull të tërë me arritjet e tyre në ‘Lojërat Olimpike Tokio 2020’.
Fillimisht Distria ia siguroj Kosovës medaljen e parë të artë në këto gara dhe rrugën e saj e pasoi edhe Nora Gjakova duke bërë kështu që vendi ynë të jetë midis vendeve më të suksesshme në këto gara, shkruan GazetaBlic Sport.
Medalistet olimpike falenderohen me anë të ‘billboardave’
Për të falenderuar sportistet që na bënë krenar janë paraqitur sportistet në billboard te ‘Lesna’.
Në televizorin e madh LED janë vendosur fytyrat e 3 medalisteve të arta olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

/GazetaBlic Sport/


