Lajme

Vendos Qeveria Kurti: Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë

04/18/2021 21:54
nga:Gazeta Blic

Në vendimin e saj që ka marrë Qeveria Kurti ka liruar nga paraqitja në punë e të gjitha punëtorëve që janë shtatëzëna, raporton Gazeta Blic.

Në pikën 7-të të vendimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se punëtoret shtatzêna lirohen nga pbligimi për t’u paraqitur në punë.

Atyre duhet mundësuar të punojnë nga shtëpia, thuhet në vendim.

”Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia”, thotë pika e 7 e vendimit të Qeverisë.

Në linkun në vijim i gjeni komplet masat anti-covid.

Këto janë komplet 52 masat anti- covid të miratuara nga Qeveria