Lajme

Vendosi gjykata: 30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij

07/04/2022 23:11
nga:Gazeta Blic

Tridhjetë ditë paraburgim ka caktuar Gjykata për Nuredin Lushtakun dhe një nga të dyshuarit për plagosjen e dy policëve në Skenderaj.

Mbrojtja e Lushtakut ka paralajmëruar ankesë në apel për këtë vendim.

Artan Çerkini, avokat i Lushtakut ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.

Ndryshe, Lushtaku dyshohet së bashku me familjarë të tij se kanë plagosur dy policë.

A po frikohen policët nga të “fortët”, përplasen Ylli Hoxha me ish-kryeshefin i IPK-së