Lajme

Vendimi për targat, ish kryenegociatorja e Kosovës: Besoj që Qeveria është konsultuar me SHBA e BE

09/20/2021 13:22
nga:N M

Edita Tahiri ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjes e masës së reciprocitetit sa i përket targave që secili automjet që hyn në Kosovë nga Serbia duhet të vendos tabela provuese me shenjë të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Por ajo ka shtuar se para këtij vendimi Qeveria Kurti ndoshta është konsultuar me Shtetet e e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Qeverise se Kosoves per zbatimin e reciprocitetit me Serbine sot, eshte ne pajtim me Marreveshjen e Brukselit per Levizjen e Lire e cila eshte e bazuar ne RECIPROCITET mes shteteve te Kosoves dhe Serbise. Pika 3 e Marreveshjes dhe pika 16 e Marreveshjes per zbatim percaktojne qarte reciprocitetin. me kerkesen e SHBA-ve, Kosova eshte pajtuar qe ta shtyej per nje kohe zbatimin e plote te reciprocitetit, por jo pafundesisht. Besoj se Qeveria aktuale e Kosoves ka bere konsultat e nevojshme me partneret amerikan dhe evropian. Une si ish-kryenociatore e Republikes se Kosoves per shtate vjet, e mbeshtes vendimin per reciprocitet te Qeverise aktuale. Kete deklarate po e jap si pergjigje per shume media, TV e gazetare qe kerkuan deklarime e intervista nga une per kete ceshtje dhe te cileve nuk mund tju pergjigjem nje per nje, per shkak te angazhimeve te mija urgjente nderkombetare. Po ashtu ftoj mediat ti gjejne marreveshjet ne ëebsite-in e Qeverise se Kosoves ne linqet https://kryeministri.rks-gov.net/…/agreement_0210…:
https://kryeministri.rks-gov.net/…/Final_operational…

Vendimi për targat, ish kryenegociatorja e Kosovës: Besoj që qeveria është konsultuar me SHBA e BE