Lajme

Vendimi për pensionet/ Bajqinovci: Nga janari do të rriten pensionet edhe për kategoritë e luftës

10/07/2024 15:37
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur hap të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria Kurti ka marrë vendim që pensionet të rriten për 20%. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve për një shtet që kujdeset për të gjithë qytetarët e tij, veçanërisht për më të moshuarit, të cilët meritojnë mbështetjen tonë maksimale.

Nga ky muaj, do të rriten për 20 për qind të gjitha pensionet.

Pensioni bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre