Lajme

Vendimi për Manastirin e Deçanit | “Super lajm i mirë për Kosovën, super lajm i keq për militanët e VV’së”

03/13/2024 13:36
nga:G C

Vendimin për Manastirin e Deçanit, Dritëro Arifi e quan super lajm për Kosovën, që sipas tij do të ndikojë në të gjitha dimensionet.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me këtë vendim janë të mërzitur vetëm militantët e VV’së.

“Ky është një super lajm për Kosovën në të gjitha dimensionet, si atë të brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm, por është një super lajm i keq për të gjithë populistët dhe militantët e VV’së”, tha Arifi.

“Ky vendim ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe të rregullohen marrëdhëniet Kosovë-ShBA”, shtoi ai.

Tutje, Arifi shton se ky është një hap përmes të cilit po tregohemi serioz para botës.

“Me këtë vendim është hapi i parë si shtet serioz që i respekton të gjitha vendimet e Gjykatave, pra ne po i tregojmë edhe vetes edhe botës se jemi të denjë për të udhëhequr një shtet”, tha Arifi për GazetaBlic.

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin