Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vendimin rreth Manastirit të Deçanit, ku fajtorin kryesor e sheh Gjykatën Kushtetuese, raporton GazetaBlic.
Kurti thotë se Kushtetuesja po merret me gjithçka, që sipas tij, nuk duhet të ndodhë.
Tutje ai ka ironizuar me atë Gjykatë duke i thënë që të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Mua nuk më pëlqejnë shumë vendime të cilat janë marrë në Kosovë, para se unë të bëhem kryeminsitër, por as vendimet që merren teksa jam kryeministër. Gjykata Kushtetuese është duke e zëvendësuar Komisionin Parlamentar për Legjislacion, teksa e kemi këtë, të gjitha ligjet janë duke përfunduar në Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të pranonte duke pasur Komision për Legjislacion secilin ligj që e kaloi mazhoranca aty, që janë thelbësore për reformat që ne i bëjmë, por e kemi parë që po merret me gjithçka”, tha Kurti.
“Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”, shtoi ai në RTK.
Kurti flet për sfidat e qeverisjes: Kemi ngritur imazhin e Kosovës në botë