Gazetari Adriatik Kelmendi, ka komentuar vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’i ndërruar disa nga ministrat e kabinetit të tij, ende pa i bërë një vit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se në Qeverinë e Kosovës i kemi të gjithë ministrat e shkëlqyeshëm dhe Kosova po lulëzon e s’kanë nevojë të ndërrohen asnjë për katër vjet.
Postimi i tij i plotë:
Edi Rama sërish sot i ndryshoi disa ministra në kabinetin e tij qeveritar, disa prej të cilëve pa e bërë as një vit në post.
Sa mirë që ne i kemi krejt ministrat e shkëlqyeshëm me rezultate mbi 120% dhe Kosova po lulëzon – s’po ka nevojë të ndërrohet asnjë tash e katër vjet!


