Lajme

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen çerdhet

09/12/2021 17:00
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë vendim mbylljen e plotë të çerdheve në vend.

Ky vendim vlen deri më datë 26 shtator, derisa një nga prindërit që ka fëmije në çerdhe lirohet nga obligimi për paraqitje në punë.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar”, thuhet në masat e reja që u diskutuan në mbledhjen e
Qeverisë.