Geek

Vendimi i qeverisë për ndalimin e TikTokut/ Arifi tregon arsyet dhe rrezikun nga përdorimi i këtij rrjeti social

07/02/2024 17:27
nga:N K

Inspektori nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, Arbian Arifi, në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se nga përdorimi i rrjetit social Tiktok dyshohet se mund të keqpërdoren të dhënat nga ky aplikacion dhe vendimi për ndalimin e këtij rrjeti social ka për qëllim mbrojtjen e të dhënave personale.

“Vendimi për ndalimin e Tiktokut, në institucionet publike ka ardhur për shkak të mbrotjes së të dhënave personale dhe për sigurinë kombëtare”, tha ai.

Çfarë rreziqesh mund të kenë institucionet publike nëse përdorin rrjetin social ‘Tiktok’?

“Për momentin është vetëm në institucionet publike, një praktikë e tillë është ngritur edhe në shtetet evropiane, SHBA-ja edhe shtetet evropiane një ngritje të tillë e kanë bërë më herët për ndalimin e Tiktokut dhe përdorimi në institucionet publike, kjo nënkupton në të gjitha institucionet publike, me kompjuterë personal, llptopë, telefona të cilët janë dhënë zyrtarëve ky aplikacion ndalon përdorimin e tij, jo në të gjithë territorin tonë vetëm për zyrtarët publik të cilët e kryejnë një funksion publik dhe kanë pajisje të cilat i jep Qeveria e Republikës së Kosovës”, tregoi Arifi.

Nga cilat shtete ka marrë praktika Kosova për ndalim të përdorimit të rrjetit social ‘Tiktok’ për institucionet publike?

“Nga ky aplikacion dyshohet se mund të keqpërdoren të dhënat për çështje të sigurisë. Vetëm fakti që të dhënat nga Tiktoku ruhen jashtë Bashkimit Evropian dhe jashtë SHBA-së, ne sikurse vendet tjera kemi një dyshim se çfarë bëhet me këto të dhëna, sikurse deklarimet që kanë dhënë CEO apo shefi ekzekutiv i Tiktokut në senatin amerikan, ai ka deklaruar se këto të dhënë ruhen në shtetin e Singaporit dhe jo në shtetin e Kinës. Duke i parë praktikat e vendeve tjera edhe ne kemi ndjekur një praktikë të tillë”, potencoi ai.

Rreziket e përdorimit të Tiktokut, flet eksperti i rrjeteve sociale Kerolli

Inspektori Arifi tregon se cilat kanë qenë kërkesat e Agjensisë së Informimit dhe Privatësisë ndaj përfaqësuesve të Tiktokut?

“Më herët ne kemi pasur kontakte me Tiktokun dhe përfaqësuesit e Tiktokut kanë qenë në Kosovë lidhur me përdorimin nga qytetarëve tanë dhe në përgjithësi, detyra e Agjensisë është që të obligojë këto platforma mbi rregullativën ligjore, rregullativa jonë ligjore është në përputhje me një rregullore evropiane dhe është në harmoni të plotë. Ne kemi kërkuar që prej tyre të jenë sa më transparent sa i përket përdorimit nga qytetarët tanë”, shton ai për Gazeta Blic.

Arifi tutje thekson se AIP ka obliguar rrjetin social Tiktok të përkthejë politikat e privatësisë me qëllim që të kenë informacione dhe të jenë më të vetëdijshëm përdoruesit e këtij aplikacioni në Kosovë.

“Ne kemi obliguar Tiktokut lidhur me politikat e privatësisë të cilët e shpjegojnë përdoruesit apo qytetatit se të dhënat do t’i marrin dhe si do t’i përdorin, cili është qëllimi i përdorimit, çfarë afati do t’i ruhej dhe ku do t’i ruajnë këto politikat të përkthyera në gjuhën shqipe me qëllim që qytetarët tanë të jenë sa më të vetëdijshëm në momentin që përdorin këto aplikacione, kjo është njëra ndër parimet e ligjit tonë të transparencës. Qytetari të njoftohet mbi përdorimin e të dhënave të tyre, kjo është një punë që e ka bërë Agjensia dhe ka obliguar Tiktokun t’i përkthyer këto politika të privatësisë, me qëllim që qytetarët tanë me qenë sa më shumë të vetëdijshëm. Më herët këto politika kanë ekzistuar vetëm në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera. Jemi ndër vendet e para në rajon, që kemi obliguar Tiktokun që këto poltika të jenë të përkthyera edhe në gjuhën tonë”, përfundoi Arbian Arifi, inspektor në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

/GazetaBlic/