Lajme

Vendimi i Qeverisë: Paratë që u desh të përdoreshin për investime në shkolla, u përdorën për blerjen e librave

08/31/2023 20:37
nga:G B

Ministria e Arsimit ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat për 81 mijë nxënës, nga 115 mijë që kanë aplikuar, për blerjen e teksteve shkollore, raporton Gazeta Blic.

Ky vendim i ministrisë që tekstet shkollore të blihen nga prindërit ngjalli reagime të shumta të opozitës, shoqërisë civile e prindërve, derisa këta të fundit raportuan probleme të shumta gjatë aplikimit në sistemin e-Kosova.

Për blerjen e teksteve shkollore, Qeveria ka ndalë buxhet në vlerë 6.323.380 euro.

Por, sipas vendimit të Qeverisë (pika 2.6 dhe pika 2.10 në dokumentin më poshtë), disa nga mjetet për tekstet shkollore që janë përdorur, kanë qenë të parapara të investohen në shkolla dhe jo në libra.

Në vendim thuhet se në shkolla do të duhej të bëhej funksionalizimi i laboratorëve dhe të bëhej pajisja me kompjuterë, tabela smart e projektorë.

Më poshtë mund ta shihni vendimin./Gazeta Blic/