Lajme

Vendimi i PZAP për Listën Serbe, Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së: Po pluralizmit, jo terrorizmit

08/25/2025 14:15
nga:Sh R

Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së Alban Krasniqi në mbledhjen që aktualisht po mbahet ka vendosur një parullë “Po pluralizmit, jo terrorizmit”.

Kjo vjen pas vendimit të PZAP-it për anulimin e vendimit të KQZ-së në mos certifikimin e Listës Serbe.

PZAP në vendim ka konstatuar se Lista Serbe brenda afatit të paraparë me ligj ka paraqitur kërkesën për konfirmim të listës së kandidatëve për këshilltarë në 19 komuna dhe kandidatëve për kryetar komune nga 11 komuna përmes platformës online llogarisë së tij të përdoruesit në Zyrën për Regjistrim, Certifikim, Konfirmim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRKKFSP).