Pas pezullimit të liçensës së televizionit Klan Kosova ka reaguar Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Hajdari në reagimin e saj ka thënë se çdo biznes e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Ajo tutje ka theksuar se për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar.
“Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht.Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar”
Ajo ka ftuar Prokurorinë dhe Policinë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për rastin në fjalë, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


