Sporti

Vendimi i Mbappes është i prerë, dëshiron kalimin te Reali me çdo kusht

10/15/2021 11:14
nga:E K

Real Madrid është e qetë për situatën e Kylian Mbappes.

Vendimi i përfaqësuesit francez për largimin e tij nga PSG është i pakthyeshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Paris Saint Germain ende po shpreson që do ta joshë yllin francez me para, por vendimi i tij është i prerë.

Mbappe ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e gjigantëve spanjoll dhe çështja nuk ka të bëjë me para.

/GazetaBlic Sport/