Lajme

Vendimi i MAShT-it për librat shkollorë, Lushaku-Sadriu: Çmimi do të jetë 20% më i lartë, avullohen së paku 2 milionë euro

1 vitë më parë
nga:G C

Vendimit të Ministrisë së Arsimit që prindërit të blejnë vetë librat për fëmijët e tyre duke u rimbursuar, i ka reaguar edhe zyrtarja e Lidhjes Demokratike ët Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, e cila e quajti “veprim tipik popullist të Qeverisë Kurti” si dhe në “dëm të qytetarëve dhe buxhetit të Kosovës”; e ku për më tepër, “avullohen së paku 2 milionë euro nga Buxheti i Kosovës”.

“Paramendoni, Shtëpitë Botuese e kanë vet në dorë të vendosin çmimin e librave. Ato nuk do t’i shesin librat me çmimin me lirim që do të ia ofronin Qeverisë, por çmimi do të jetë deri 20% më i shtrenjtë. Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore”, ka shkruar

Reagimi i Lushaku-Sadriut:

QYTETARËT E KOSOVËS DO TË PAGUAJNË RRETH 2 MILION EURO MË SHUMË PËR LIBRAT SHKOLLORË

Qeveria e Kosovës paska vendosur që familjet t’i blejnë vet librat shkollorë, meqë ka dështuar të negociojë çmimin për blerjen e tyre. Me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për të siguruar librat për vitin shkollor, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Paramendoni, Shtëpitë Botuese e kanë vet në dorë të vendosin çmimin e librave. Ato nuk do t’i shesin librat me çmimin me lirim që do të ia ofronin Qeverisë, por çmimi do të jetë deri 20% më i shtrenjtë.

Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore!

Një veprim tjetër tipik populist i Qeverisë Kurti në dëm të qytetarëve e buxhetit të Kosovës!