Lajme

Vendimi i Kushtetueses/ Veterani i luftës: Kush janë ata pisa që kanë bërë ligje të tilla?

06/26/2024 14:34
nga:G B

Veterani i luftës, Bashkim Fazliu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të qeverisë, për lënien jashtë Ligjit të Pagave të veteranëve të luftës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se kush janë ata pisa që kanë bërë ligje të tilla.

“Prandaj, NDRYSHONI LIGJET ! Gjithë ata veteranë të UÇK-së që jeni deputet në Kuvendin e Kosovës, bëjeni një të mirë për bashkëluftëtarët tuaj dhe ndryshoni ligjin urgjentisht! Boll e keni ba bërllog deri tash. Mbyllne këtë çështje”,  ka shkruar ai ndër të tjera.

Ai ka thënë që politikanët të mos kërkojnë votë nga veteranët.

Postimi i tij i plotë:

KUSH JANË ATA PISA QË KANË BËRË KËSO LIGJESH?!

Ja se çfarë shteti e shoqërie të ‘pistë’ kemi krijuar:

– babait të Dëshmorit, i cili ka dekada vite përvojë në arsim i kërkohet që të zgjedhë mes pensionit për të birin Dëshmor dhe mes pensionit si mësimdhënës?!

– veteranit të UÇK-së, njëherit edhe mësimdhënës me dekada, i kërkohet që të zgjedhë mes pensionit si Veteran dhe pensionit si mësimdhënës etj?!

Thuajse mund të krahasohen!

A ka turp më të madh se sa të bëhet ky krahasim?! Si mundet dikush ta bëjë këtë pyetje? Si mundet dikush ta bëjë këtë krahasim se?! Si mundet dikush ta peshojë kontributin në luftën për çlirim me çfarëdo kontributi tjetër?

O njerëz të mjerë – për mua dhe shumë luftëtarë të vërtetë të Lirisë së Kosovës – një sekondë e kaluar si Luftëtar Lirije, është më e vlefshme se tërë jeta dhe të arriturat pas luftës! Nuk ka gjë që mund ta kompensojë – pos Lirisë që e kemi fitu bashkërisht!

Prandaj, kur një shtet e shoqëri i respekton Veteranët – e respekton vetvehten dhe luftën e vet për Liri. Dhe çfarëdo kompensimi që mund t’i jepë shteti Veteranit – duhet kuptu si formë e falenderimit dhe respektit – e jo që po e bën namin shteti! Askush nga ne nuk kemi luftu për t’u kompenzu qysh mund të mendojnë disa e që është ofendim ndaj nesh veq me mendu kështu e lere më me vepru!

Si mund t’i thuash një babai të Dëshmorit se shteti nuk mund të t’i jep dy pensione të dëshmorit edhe të punës?!

Mbi çfarë të drejte morale mund t’i thuani a?!

Si mund t’i thuani veteranit se nuk mundesh me marrë edhe pensionin e luftës edhe pensionin e punës?!

Mbi çfarë baze Ti e mendon se pensioni i luftës qenka i njejtë dhe opcional me cilindo pension tjetër?!

KUSH JANË ATA PISA që kanë bërë këso ligjesh?! Na i jepni me emër e mbiemër që ta dijmë të gjithë kush janë këta pisa! Që të shkruhen dhe të mbeten në histori të pisave.

Pensioni apo beneficioni i luftës, duhet të jetë diçka e paprekshme, dinjitoze, respektive, që të nderon për kontributin që e ke ba anipse nuk ka asgjë që mundet me ta kompenzu, pos Lirisë që e kemi arritë bashkërisht!

Prandaj, NDRYSHONI LIGJET ! Gjithë ata veteranë të UÇK-së që jeni deputet në Kuvendin e Kosovës, bëjeni një të mirë për bashkëluftëtarët tuaj dhe ndryshoni ligjin urgjentisht! Boll e keni ba bërllog deri tash. Mbyllne këtë çështje!

OSE MOS DILNI ME KËRKU VOTA TE VETERANËT!

Ata veteranë që sërish ju votojnë juve që ua keni ‘futë’ veteranëve – ata nuk mund t’jenë veteranë të vërtetë!

Një luftëtar i vërtetë mbetet luftëtar gjatë tërë jetës së tij!

Bashkim Fazliu #Migjeni, Veteran

26.06.2024

#Veteran