Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimi ne saj për ligjin për Zyrtarët Publike e ku e hodhi poshtë atë, raporton Gazeta Blic.
Tahiri ka thënë se ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij.
Reagimi i plotë
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo shpalli njoftimin se ka vendosur ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe të njëjtin ashtu siç kemi argumentuar, e shpalli ANTI-KUSHTETUES.
Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm.
Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij.
Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë.
Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për Zyrtarët Publikë


