Lajme

“Vendimi i Kushtetueses do ta nxjerr një koalicion të papritur”

06/26/2025 19:02
nga:Genita C

Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë me vendimin mbi kërkesën e AAK-së, lidhur me vendimin për votimin e fshehtë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë ka folur edhe Abdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore.

Ai në emisionin “Gazeta” ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta nxjerr një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.

“Ky opinion i Gjykatës Kushtetuese, unë besojë që në fund ka me nxjerr një koalicion të papritur si rezultat i rimendimit të veprimit politik të mëtutjeshëm, besoj që do të përfundojmë në një koalicion VV-PDK”, ka thënë Klinaku.