Lajme

Vendimi i Kurtit për pronat për Manastirin/ Gashi: I guximshëm, Qeveria e as VV nuk ndryshuan qëndrim

03/13/2024 21:47
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Ai njoftoi në mbledhjen e Qeverisë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

E, këtë vendim të Kurtit, analisti politik Blerim Gashi, e sheh si të guximshëm politik dhe trajektore logjike për jetësimin e sundimit të ligjit.

Kështu vlerëson ai në një prononcim për Gazeta Blic.

“Urdhrin ekzekutiv nga Kryeministri e gjykoj si vendim shumë të guximshëm politik dhe si trajektore logjike si duhet të jetësohet sundimi i ligjit apo respektimi i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese”, thekson ai.

Por, Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë kundër këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe kishte thënë se kur të vinte në pushtet do ta zhbënte vendimin.

Mirëpo, për analistin Gashi, as Qeveria e as VV nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë vendim.

“Unë nuk shoh ndryshim në qëndrim/mendim as të qeverisë apo VV-së në këtë relacion”, deklaron Gashi për Gazeta Blic.

Limaj: Kurti është rreziku kryesor për të ardhmen e vendit, do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet

Arifi: Vendimi për manastirin e Deçanit i rëndë e zhgënjyes – Kurti dëshmoi se çdo premtim i tij ishte mashtrim

 

 

Ish deputeti i LDK-së: Të qenit në krye të Qeverisë dallon nga opozita – Kurti do ta bëjë edhe Asociacionin, sikur pronat që ia dha manastirit

 

Krasniqi: Vendimi për manastirin u mor nga kundërshtuesi më i madh i saj – qytetarët të binden për kauzat e rrejshme të Kurtit