Lajme

Vendimi i KE-së për vizat për serbët/ Musliu-Shoshi kujton deklaratën e Veselit “Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë”

07/22/2024 13:47
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se fraza Kadri Veselit se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq për shkak të njohjeve të Veselit, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me vendimin e Këshillit të Evropës për njohjen e pasaportave ilegale të Serbisë që i lëshon për serbët e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, tashmë kemi të bëjmë me një fakt.

Ajo ka shtuar se qeveria duhet të ndalet me çdo kusht.

Postimi i saj i plotë:

Fraza e kryetarit Kadri Veseli, thënë në parlamentin e Kosovës se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq për shkak të njohjeve të Veselit.

Me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat ilegale të Serbisë që i lëshon për serbët e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, tashmë kemi të bëjmë me një fakt.

Qeveria e Kosovës, me politika anti-kombëtare dhe mungesë të skajshme kompetence ka mundësuar, thënë edhe nga vetë ata, “ndërhyrje në sovranitet të shtetit”.

Nuk ka më kohë, kjo qeveri duhet të ndalet me çdo kusht.

Dëmet janë çdo ditë e më të pariparueshme.