Lajme

Vendimi i fundit i Qeverisë: Të gjithë të punësuarit në sektorin publik që nuk vaksinohen, pas 13 shtatorit s’mund të shkojnë në punë

08/28/2021 17:11
nga:Gazeta Blic

Të punësuarot në sektorin publik, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë.

“Pas 13 shtatorit, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha ai.

Sot, Qeveria miratoi masat e reja, ku do të ketë orë policore dhe kufizime në disa sektorë.

Ditëve të fundit ka pasur rritje enorme të rasteve me koronavirus.

Masat e plota:

Qeveria miraton propozim-vendimin e MSH-së, fuqizohen masat e reja