Lajme

“Vendimet e Kushtetueses duhet zbatuar”

12/02/2021 21:54
nga:M K

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se të gjitha vendimet që mirren nga kjo gjykatë duhet respektuar.

“Të gjitha vendimet që i marrin gjykatat e rëndomta ne i quajmë gjykata të faktit, po ashtu edhe gjykatat kushtetuese janë të garantuara nga kushtetuta dhe ligjet që ato duhet zbatuar. Në këtë kontekst edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohët nga instutucionet përkatëse relevante të cilat kanë atë materie”, është shprehur Kryeziu, njofton Klan Kosova.

Ai këtë e ka thënë duke folur për presionin ndërkombëtar për respektim të vendimeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Manastirin e Deccanit.

“Kështu që kryetari i Komunës të Deçanit, po ashtu Departamenti i Gjeodozisë, pastaj instutucionet e tjera, që do të thotë Gjykata Themelore respektivisht filiali në Decan kanë për detyrë zbatushmërinë e vendimit te Gjykatës Supreme respektivisht të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk është lëshuar në materie por është lëshuar ne të drejtat dhe liritë e njeriut të cilët ka qenë një kerkesë individuale”.

“Gjykata Kushtetuese merr tre vendime: merr vendim, merr aktëvendim dhe aktgjykim. Aktgjykim merr kur gjykohet cështja, aktvendim kur nuk gjykohet cështja dhe vendim merr për cështje financiare administrative”.