Sporti

Vendim interesant, NBA legalizon përdorimin e marihuanës

10/07/2021 12:03
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e NBA nuk do t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm për marihuanën në edicionin e ardhshëm.

Sezoni 2020-21 ishte fushata e parë e plotë që protokollet e testimit për marihuanën u pezulluan, pas politikës që u vendos në rifillimin e sezonit në 2019-20, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, tashmë NBA ka legalizuar përdorimin e marihuanës për lojtarët dhe ky nuk do të jetë problem më për ata.

Sindikata e lojtarëve, NBPA, ka konfirmuar se NBA nuk do të kërkojë testimin e lojtarëve për konsum të marihuanës.

/GazetaBlic Sport/