Lajme

“Vendim i pritshëm, por i vonuar”, avokati: Çështja e Kryeprokurorit pritet të shkojë në Kushtetuese

10/17/2023 17:32
nga:Genita C

Avokati, Ardian Bajraktari i tha GazetësBlic se vendimi i presidentes Osmani për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, ishte i pritshëm, por i vonuar.

Bajraktari thotë se ishte i pritshëm për dy arsye.

“Një vendim i tillë ka qenë i pritshëm, ndonëse i vonuar. I pritshëm ngase procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, është shoqëruar me reagime të nduar-nduarshme, përfshirë organizatat e shoqërisë civile si dhe ambasadat e vendeve mike”, tha ai.

“I pritshëm edhe për faktin se për këtë çështje është diskutuar edhe në Kuvend, afersisht në këtë linjë, dallimet janë në nuanca, por epilogu është i njëjtë, por se për mos dekretim, presidentja e bën përgjegjës Këshillin Prokurorial, ndryshe nga ajo që është degjuar në Kuvend, kur është kontestuar nga tre krerët më të lartë të shtetit për personin e propozuar”, shtoi Bajraktari.

Por, sipas tij arsyeja pse ishte i vonuar është për shkak të arsyetimeve që Presidenca kishte bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

“I vonuar ngase arsyetimet nga Zyra e Presidentes si dhe vet Presidentja se po pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese, kanë qenë pa mbulesë kushtetuese e ligjore”, tha Bajraktari.

Sipas Bajraktarit, kjo çështje pritet të shkojë prapë në Gjykatën Kushtetutese ku aty do të konstatohet se ka bërë ose jo presidentja Osmani shkelje.

“Me shumë gjasë kjo çështje do të shkojë prapë në Gjykatë Kushtetuese nga palët e autorizuara, përkatësisht sipas nenit 113, paragrafi 6 i cili përcakton si në vijim:

Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

Pastaj i mbetet Gjykatës Kushtetuese, që mbi bazën e asaj që do të ofrojnë palët të konstatojë se me rastin e mosdekretimit Presidentja e vendit ka bërë ose jo shkelje kushtetuese”, tha Bajraktari për GazetaBlic.

Mosdekretimi i Kryeprokurorit, Baraliu: Vjosa Osmani, juriste e shkëlqyer – E ka analizuar mirë këtë vendim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Presidentja e shkeli Kushtetutën, mund të ketë pasoja serioze

Mosdekretimi i Isufajt, KPK i reagon Presidentes: Po ndërhynë në punën tonë – arsyetimet të pabazuara dhe tendencioze