Lajme

Vendi ku temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë Celsius

07/02/2022 16:17
nga:Genita C

Në qytetin e Kuvajtit vetëm të varfrit po vuajnë nga vapa e madhe pasi që banorët e pasur po flladitën duke shfrytëzuar kondicionerin.

Temperaturat gjatë vitit të kaluar arritën në 52 gradë Celsius gjersa këtë javë ato arritën deri 50 gradë Celsius.

Në këtë klimë përvëluese, ajri i rënduar që vërshon nëpër qytet bëhet i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës.