Showtime

“Vëmendje” jo vetëm këngë, Fifi paralajmëron projektin e dytë nga ky album

11/08/2022 14:13
nga:N M

Pak ditë më parë Fifi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Vëmendje”, mban titullin kënga e cila është finalizuar me klip.

Në këtë projekt, Fifi ka përmendur edhe episodin e alivanosjes në “BBV”.

Këngëtarja e njohur këtë herë zbuloi se është një album dhe se së shpejti do të publikojë këngën e dytë.

Në një postim të ri të shpërndarë në Instagram, Fifi thekson se “Dehur” mban titullin kënga e radhës nga albumi “Vëmendje”.

“Dehur – kënga e dytë e albumit ‘Vëmendje’ vjen për dy ditë”, shtoi më tej ajo.