Sporti

Vëllaznimi siguron finalen në Ligën Unike

03/26/2025 20:00
nga:Mergim Rreci

Vëllaznimi e ka siguruar finalen e Ligës Unike, pasi e mposhti sonte Yllin, në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë, me rezultat 76-75.

Çereku i parë u mbyll në shifra të njejta, 24-24, kurse suharekasit shkuan në pushim me dy pikë epërsi, 39-41.

Gjakovarët e fituan periodën e tretë dhe në të fundit hynë me rezultat 57-55 në të mirë të tyre.

Pa 40 minutave, Vëllaznimi rezultoi më i mirë në parket, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni mbarëkombëtar.