Showtime

Vëllezërit Veshaj bëjnë veprimin e papritur ndaj trashëgimtareve të Top Channelit

02/20/2022 11:49
nga:Donika Fetahu

Pas përfundimit të sezonit të parë të “Big Brother Vip”, kanë shpërthyer keqkuptimet mes vëllezërve Veshaj dhe trashëgimtareve të Top Channelit, motrave Hoxha.

Krejt kjo shkak i fitores që iu dhurua Ilirit, pasi që sipas sondazheve të publikuara në rrjetet sociale fituesi doli Donaldi, por që nuk rezultoi njejt në spektaklin e “BBV”, shkruan GazetaBlic.

Gjithashtu videoja që po qarkullon në rrjet tregon se ky ishte një “kthim borxhi” që Lori ia kishte Ilirit qysh tetë vite më parë kur ishte shpallur fituese e “Dancing with the stars 4”.

Si përfundim vëllezërit Veshaj, kanë hequr nga lista e ndjekësve motrat Hoxha si dhe Donaldi dhe Romeo kanë fshirë promon e emisionit “Më lër të flasë”./GazetaBlic/