Një sherr mes dy vëllezërve nga Kosova dhe dy vëllezërve nga Shqipëria ka ndodhur në Lezhë. Policia njofton se dy vëllezërit Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç nga Kosova janë kapur me vëllezërit A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç nga Shëngjini.
Konflikti mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas një konflikti për motive të dobëta ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Si pasojë e këtij sherri të gjithë kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim ku tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë kundër tyre rëndon akuza për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim./tvklan


