Sporti

Vëllaznimi uron Shkëndijën për titullin e kampionit

04/26/2021 18:07
nga:L J

Klubi kosovar nga Gjakova, KF Vëllaznimi ka uruar Shkëndijën e Tetovës për titullin e kampionit të fituar në ligën e Maqedonisë së Veriut.

Klubi nga Gjakova e ka quajtur klubin nga Tetova si “Krenaria e Futbollit Kombëtar”, pas sukseve të arritura për vite me rradhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Vëllaznimi ka vazhduar me urimet në llogarinë zyrtare në Facebook të klubit të tyre duke shkruar se i urojnë suksese edhe në garat Evropiane.

/GazetaBlic Sport/