Sporti

Vëllaznimi, skuadër mjaft aktive në merkato – klubi gjakovar interesohet për mesfushorin, Ardi Shala

06/18/2025 11:05
nga:Lorik J

Vëllaznimi ka filluar të lëvizë mirë në merkato, duke tentuar të “godasë” me disa emra, pasi synimi i tyre është të ngjiten në Superligë sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, klubi gjakovar ka shprehur interesim konkret për mesufshorin e Ramiz Sadikut, Ardi Shala.

Shala kishte një sezon të hatashëm me Ramiz Sadikun, ku shënoi 14 gola dhe 8 asistime, duke lënë gjurmë në Ligën e Parë.

Vëllaznimi e ka ndjekur lojtarin dhe tashmë bisedimet me të kanë filluar, teksa gjasat për një transferim të tij tek klubi gjakovar janë mjaft reale.

Ditët e ardhshme do jenë përcaktuse për të ardhmen e lojtarit.

/GazetaBlic Sport