Vëllaznimi po del befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi ia shkaktuan humbjen e parë Bashkimit, ata tash kanë mundur kampionin në fuqi, Trepçën.
Marques Warrick udhëhoqi mysafirët drejt fitores me 27 pikë, teksa Drilon Hajrizi pati më së shumti te Trepça, 24 sosh.
Vëllaznimi ndodht tani i gjashti në tabelë me 12 pikë, e Trepça e treta me 13 sosh.


