Sporti

Vëllaznimi fiton ndaj Dinamos, mbyllet me barazim derbi tjetër në Drenas

04/11/2026 16:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy derbit e mëdhenj të Ligës së Parë.

Vëllaznimi i Gjakovës ka siguruar fitore të madhe ndaj Dinamos, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, me skuadrën kuq e zi që siguroi tre pikë me shumë vlerë.

Në derbin tjetër, Feronikeli ’74 dhe Vushtrria kanë barazuar me shifrat 1 me 1 në Drenas.

Sot, u zhvillua edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës, atje ku Prishtina e Re fitoi me përmbysje ndaj Malishevës, me shifrat përfundimtare që ishin 2 me 1.

/GazetaBlic Sport/