Sporti

Vëllau i presidentit të PSG’së ‘shokon’ të gjithë: Kemi nevojë për Hitlerin

08/26/2021 23:35
nga:Lorik J

Hamad Al-Thani, vëllau i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka komentuar së fundmi për marrëveshjen që po raportohet se klubi i Real Madridit e ka bërë me PSG’në për Kylian Mbappe.

Ai ka theksuar se Real Madridi paguan 160 milionë euro për një lojtar, ndërsa të tjerët e akuzojnë klubin e Parisit për “shkatërrimin” e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Krejt në fund, ai shkroi se na duhet Hitleri në këto ditë – duke çuditur opinionin futbolldashës.

Ja postimi i tij:

“Ata paguajnë më shumë se 160 milionë euro për një lojtar, pastaj thonë ju po e shkatërroni futbollin. Nganjëherë, në këto kohë kemi nevojë për Hitlerin”, shkruan ai në Twitter.

/GazetaBlic Sport