Aguero pati një episod të keq në barazimin e Barcelonës ndaj Alaves 1-1.
Aguero u shtri në fushë pasi kapi fytin dhe ekipi mjekësor intervenoi për të shikuar gjendjen e lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.
Kun Aguero u largua nga fusha në gjendje stabile dhe nuk pati nevojë për ta bartur pasi ai ishte në gjendje të ecte vet.
Mauricio Del Castillo, vëllai i Sergio Agueros, iu drejtua rrjeteve sociale për të lënë një mesazh për gjendjen e sulmuesit të Barcelonës: “Për ata që më pyesin si po kalon Sergio, ai po ecën shumë mirë. Faleminderit për mesazhet.
Kujtojmë se Aguero ndjeu dhimbje në gjoks në ndeshjen kundër Alavas të shtunën e kaluar dhe më pas u dërgua në spital, ku u diagonostifikua me një aritmi kardiake.
/GazetaBlic Sport/


