Lajme

“Vëllai im, të përqafoj shumë”/ Edi Rama telefonon Hashim Thaçin, në Ditën e Pavarësisë

02/17/2026 17:13
nga:Genita C

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka telefonuar Hashim Thaçin në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar pavarësinë komandant”, dëgjohet Rama duket e uruar Thaçi.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!””, ka shkruar Rama.