Miroslav Ivanoviq , vëllai i politikanit të vrarë serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, tha për KoSSev se dëshmia e Boban Bogdanoviqit për vrasjen e Oliverit është e mbushur me fakte dhe meriton që të shqyrtohet.
Ivanoviq thotë gjithashtu se organet kompetente duhet të trajtojnë seriozisht dëshminë.
Bogdanoviq para disa ditësh deklaroi Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq, si dhe se vrasja ishte nxitur nga Zvonko Veselinoviq dhe organizuar nga Milan Radojçiq.
“Kjo deklaratë nuk duhet të refuzohet, siç po përpiqen të bëjnë disa, për të hedhur poshtë historinë dhe automatikisht për ta refuzuar atë si të papërdorshme. Autoritetet kompetente duhet seriozisht të trajtojnë dhe hetojnë shumë nga gjërat e paraqitura në dëshmi”, tha Miroslav Ivanoviq.
I pyetur nëse është përgjegjësi e MPB-së së Serbisë apo e prokurorisë në këtë fazë që të merret me pretendimet e Bogdanoviqit, Ivanoviq i tha KoSSev se policia duhet të kishte autoritet të veçantë për të vazhduar të merret me dëshminë, por se është veçanërisht indikative që Prokurori special nuk ka reaguar”.
“Jo, nuk është as afër punës së policisë. Pse nuk bëhet nga Prokuroria Speciale, e cila tashmë ka një çështje të hapur për vrasjen e vëllait tim? Policia mund të merrej me të, por duhej të kishte autoritet të veçantë nga Prokuroria Speciale”, tha Ivanoviq.
Në anën tjetër, Ivanoviq tregon se pret që hetimet e udhëhequra nga autoritetet kosovare të vazhdojnë.


