Joan Laporta doli në një konferencë për shtyp dhe donte t’i përgjigjej pyetjes rreth deklaratave dhe kërkim faljes nga vëllai i Leo Messit.
Matias Messi, vëllai i Leos kishte lëshuar një deklaratë të fuqishme: “Nëse kthehemi, do të duhet të bëjmë një pastrim të mirë, duke hedhur Laportan jashtë”, koment ky që mori përgjigjen e presidentit.
“Është e qartë se Messi është trashëgimia e Barçës. Në këtë kuptim, ne jemi shumë krenarë që kemi pasur një lojtar të atij niveli, i cili është lojtari më i mirë në botë dhe sigurisht në histori. Por nuk dua të flas për Messin, ju lutem sepse ai është n] PSG, ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk do të flas për lojtarët që janë në një klub tjetër. Për respekt për lojtarin dhe për respekt për PSG. Nuk më intereson vëllai. Ai ka kërkuar falje dhe në fund në fund të fundit gjithçka që ka thënë është e kuptueshme dhe ka kërkuar falje. Nuk i jap më shumë rëndësi, vërtet”, tha Laporta, transmeton GazetaBlic Sport.
Matias Messi, përfitoi nga llogaria e tij në Instagram për të kërkuar falje për fjalët e tij të ashpra kundër Joan Laportas, Barcelonës dhe gjithë tifozëve, në një paraqitje në ‘Twitch’.
/GazetaBlic Sport/


