Sporti

Vëllai i Marcus Rashford arrestohet për dhunë në familje, lirohet me kusht

11/09/2023 12:33
nga:E K

Dane Rashford, vëllai dhe agjenti i lojtarit të Manchester United, Marcus Rashford, u arrestua në Miami, Shtetet e Bashkuara, për një rast të dyshuar të dhunës në familje, sipas shtypit anglez.

Vëllai i lojtarit të Manchester United ishte arrestuar më 20 tetor, në Miami Beach, me një kusht prej rreth 1500 dollarë.

Akuzat u regjistruan 4 ditë më vonë, më 24 tetor dhe ndërkohë Dane Rashford tashmë është liruar, ndonëse do të dëgjohet në gjykatë më 27 nëntor.

Sipas policisë së Majamit, vëllai i anglezit u lirua pasi Chantelle Maynard, motra e Marcus dhe Dane Rashford, dërgoi shumën me kusht, një javë pas ngjarjeve.

Anglezi mori gjithashtu një urdhër “qëndrimi larg”, që do të thotë se ai nuk mund të kontaktojë viktimën e supozuar.