Showtime

Vëllai i madh paralajmëron Bucin dhe Metin, rrezikojnë të përjashtohen nga BBVK

10/28/2023 22:01
nga:Sh R

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po ndodhin dinamika të ndryshme.

Kësaj radhe një paralajmërim ka ardhur për dy nga banorët e shtëpisë, Yll Dervishin (Bucin) dhe Meti Alshiqin.

Kjo pasi që të dy kanë pasur konflikte verbale të cilat kanë kaluar në bullizëm kundrejt banores së shumë komentuar të shtëpisë, Edona James.

Përmes një njoftimi të bërë në shtëpi para banorëve të cilën e ka lexuar Ledi Vokshi, është dhënë paralajmërimi i fundit ndaj këtyre banorëve.

“Big Brother VIP kosova e dënon ashpër këtë situatë. Vëllai i madh i paralajmëron Metin dhe Bucin se në rast të përsëritjes së sshkeljeve të bëra, mund të përjashtohen menjëherë nag shtëpia”, thuhet në njoftim.

Krejt kjo situatë erdhi pasi mbrëmjen e së premtes transgjinorja Edona James, rezultoi si ndër tre banorët më të votuar nga publiku, bashkë me Bleron dhe Gani Gërminë.