Mesfushori i Sunderland, Jobe Bellingham është shumë pranë transferimit tek Crystal Palace.
Vëllai më i vogël i Jude Bellingham ka shkëlqyer për Sunderland që kur u largua nga Birmingham, transmeton GazetaBlic Sport.
Drejtuesit e Sunderland e vlerësojnë Bellinghamin në 20 milionë funte, shifër të cilën duan ta marrin nga Crystal Palace.
Pasi shënoi shtatë herë në 47 ndeshje në sezonin e tij të parë, mesfushori ka spikatur këtë sezon me katër gola dhe tre asistime në 22 paraqitje.
/GazetaBlic Sport/