Lajme

Vëllai i Gjyljeta Ukellës me rrëfim tronditës, tregon reagimin e fëmijëve pas vrasjes së nënës

06/10/2025 16:54
nga:Y I

Një rrëfim tronditës ka ardhur nga vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpat Ukella, gruas që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj në Pejë më 16 prill 2024.

Në një intervistë për “Kosova Live” ai ka folur për momentet e tmerrit dhe për reagimin emocional të fëmijëve kur panë trupin e pajetë të nënës së tyre.

Gjyljeta Ukella u vra me një plumb në kokë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, i cili më pas u dorëzua vetë në polici. Fëmijët ndodheshin në banesë gjatë momentit të krimit.