Showtime

Vëllai i Einxhel tregon arsyen se përse s’e ka takuar ende Dagzin

02/07/2022 23:20
nga:L J

Einxhel është një nga konkurrentet më të forta brenda BBV.

Ajo është pëlqyer dhe vazhdon akoma të pëlqehet për lojën brenda formatit, ani pse ka pasë rast edhe kur është kritikuar e paragjykuar, shkruan lajmi.net.

Siç po ndodh tani me situatën me Donaldin për shkak të historisë së përbashkët e punës nga e kaluara e tyre.

Në lidhje me këtë ditë më parë u pyet edhe vëllai i Einxhel, Aloisi i cili tha se nuk preferon të flasë shumë meqë e cilësoi si temë delikate.

Ndërsa sot ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria live” ku ka përmendur edhe Dagzin.

I pyetur se pse nuk e ka takuar ende të dashurin e motrës, ai tha se po priste daljen e Einxhel nga Big Brother Vip për ta takuar Dagzin dhe për të folur me të.

Fakti që ai nuk e kishte takuar Dagzin nuk do të thotë se ai nuk i ka marrë informacionet e nevojshme.

“Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira, të gjithë njerëzit e afërt, familja dhe shoqëria” u shpreh Alois Shkira