Vëllai i Dua Lipës, Gjini, do të përformojë në festivalin “Sunny Hill”.
Pas shumë edicionesh në mesin e audiencës, radha ka ardhur që Gjini të ngjitet në skenën e festivalit madhështor që ka krijuar familja e tij.
Gjini ka kohë që po eksploron botën e muzikës elektronike dhe kjo nuk do të jetë hera e parë që ai përformon përpara një turme të madhe.


