Sporti

Vëllai i Bellingham transferohet në Dortmund

06/03/2025 08:54
nga:Lorik J

Gazeta gjermane Bild raporton se 19-vjeçari Jobe Bellingham ka vendosur t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Vendimi është 100% i marrë dhe i konfirmuar. Një delegacion i Dortmundit, përfshirë trajnerin Kovac dhe drejtorët sportivë, udhëtoi së fundmi në Angli për t’u takuar personalisht me Bellinghamin dhe familjen e tij dhe për të provuar të organizojnë një transferim nga Sunderland, ku Jobe ka shkëlqyer këtë sezon dhe është shpallur lojtari më i mirë i ri i Championship.

Dortmundi është i përgatitur të paguajë rreth 25 milionë euro për Bellinghamin. Ai duhet të jetë menjëherë në garë për ekipin e parë sapo të mbërrijë te Dortmundi, dhe klubi e sheh atë si një lojtar kyç në epokën e re nën drejtimin e Kovacit, duke vazhduar traditën e zhvillimit të talenteve të rinj dhe lidhjen me familjen Bellingham, pasi vëllai i tij Jude luajti për Borussia-n midis viteve 2020 dhe 2023.

/GazetaBlic Sport