Sporti

Vëlla e motër fitojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

07/25/2021 16:04
nga:Lorik J

Familja Abe kishte një natë për të kujtuar të Dielën në Tokio.

Xhudistja japoneze Uta Abe triumfoi në kategorinë 52-kg të femrave në Tokio të dielën, pak orë para se vëllai i saj Hifumi të merrte medaljen e artë në finalen e kategorisë 66kg për meshkuj, duke bërë historinë si familjarët që fituan medalje të artë në të njëjtën ditë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata janë vëlla e motër.

Vlen të theksohet se nesër nga ora 04:00 dy familjarët nga Kosova, vëllau e motra, Nora dhe Akil Gjakova do të garojnë për medalje olimpike.

/GazetaBlic Sport.