Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora Neës u shpreh se pjesa veriore e Kosovës është e mbushur me armatime nga Serbia.
Veliu: Cështja e sigurisë në Veriun e Kosovës është një temë që na shoqëron që nga shpallja e pavarësisë.
Pra është një temë që na ka shoqëruar për 20 e ca vite me radhë.
Kulmoi më së keqi me sulmin në Banjskë ku u vra edhe polici i Kosovës.
Sa i përket gjetjes së armatimeve nga policia e Kosovës, nuk është një gjë e re.
Pjesa veriore e Kosovës është e mbushur dhe e stërmbushur me armatime nga shteti kriminal serb.
Është një vend ku ngado që të kërkohet, gjendet armatim.
Armatimet mund të gjenden në cdo shtëpi, në cdo lagje.