Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po shkel përsëri Marrëveshjen e Brukselit të dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Serbi po hap gjashtë zyra të reja për të rinjtë në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, ndërsa kjo ka ngjallur reagimin e Velës. Ai thotë se Serbia ka premtuar të mbyllë të gjitha institucionet paralele në Kosovë.
“Ministri i qeverisë së Serbisë dhe Petkoviq “u dakorduan” sot për hapjen e institucioneve të reja ilegale në Kosovë. Kjo është një tjetër shkelje e marrëveshjes së Brukselit., e cila në fakt do të rezultojë në shpërbërjen gjithçka të paligjshme në Kosovë”, shkroi Vela në Twitter.
Ai shtoi se Serbia po vepron kështu për të mos zbatuar marrëveshjen.
“Serbia po vepron me keqbesim për të penguar zbatimin e marrëveshjes”, shton ai.
#Serbia’s gov’t minister & Petković “agreed” today opening of new illegal institutions in #Kosovo
This is another violation of BXL agreement, which in fact shld result in disbandment of ALL illegal inst. in ??
SRB is acting in bad faith to derail implementation of the agreement pic.twitter.com/nuUh11Ve4I
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023